GJINAJ (marku) Gjin Pjetër

GJINAJ (marku) Gjin Pjetër
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në 1920, në Baz, Burrel. Më 1 nëntor 1967, me vendim nr. 192, Gjykata e Lartë, Kolegji Ushtarak, e dënoi për «agjitacion e propagandë për minimin e pushtetit popullor» me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme, me humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë dhe me heqjen e të gjitha dekoratave. Më 13 gusht 1977, me vendim nr. 60, Gjykata e Rrethit Mat e ridënoi për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 320

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]