(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në 1891, në Peqin. Diplomuar për financë. Më 2 korrik 1946, me vendim nr. 5, Gjykata e Lartë e dënoi si «armik i popullit dhe sabotator i pushtetit», me 20 vjet burg , humbjen e të drejtave civile- politike dhe konfiskimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 503; Tomorr Aliko, Gjysmë shekulli në kthetrat e djallit, (Tiranë: 2003), 36.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]