GJOKA Ali Osman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1911, në Peshk, Burrel. Më 30 qershor 1993, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq për motive politike, më 3 mars 1944 në vendin e quajtur Peshk, Martanesh. AISKK, F. 1, V. 2014, D 11. Fl. 583-584; , D. 11, Fl. 32-33

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]