GJOLAJ At Konrad
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Klerik françeskan. Lindi më 1918, në Pulaj, Shkodër. U diplomua për teologji dhe filozofi në Romë. Punoi si mësues në gjimnazin Illyricum, Shkodër. Arrestohet më 1947, u lirua një vit më vonë. Më 1958 u arrestua përsëri dhe më 10 janar 1959, u dënua për “tradhëti të lartë ndaj atdheut”, me 25 vjet burg. U lirua më 1972, punoi në NSHN. Me ardhjen e demokracisë shërbeu si famullitar në Lezhë. Kalvarin e jetës së tij në diktaturë e rrëfeu në librin “Te çinarët”. Vdiq në vitin 2000. Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri, Vol. 1 (Tiranë: Sh.B 55, 2007), 328-29.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]