GJONAJ Mara Ndrec
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Iballë, Pukë. Më 20 nëntor 1993, me vendim nr. 458, Gjykata e Rrethit të Pukës vendosi njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq për motive politike, nga forcat e regjimit komunist, të M. Gj., më 27 qershor 1957, në Iballë, në vendin e quajtur Shpati i Lugut të Prosekut. AISKK, F. 1, V. 2014, D. Fl. 361-362

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]