GJONI (gjoci) Bib Ded

GJONI (gjoci) Bib Ded
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1908, në Rrëshen. Më 28 mars 1952, me vendim nr. 56, Gjykata Territoriale Shkodër e dënoi për «pjesëmarrje në grup anti-pushtet» me 5 vjet burg, për «dhënie informatash» me 3 vjet burg, për «agjitacion e propagandë» me 2 vjet burg. Përfundimisht është dënuar me 10 vjet burg dhe heqjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. Më 1954, i zbritet dënimi në 7 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2014, D 11. Fl. 463-464

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]