GJONI Gjon Mëhill
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1889, në Fletë, Shkodër. Më 21 prill 1947, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi fajtor për «strehim kriminelësh», me 1 vit burg me kusht. Më 8 tetor 1952, Gjykata Ushtarake Territoriale e Shkodrës e ridënoi për «strehim dhe furnizim kriminelësh», me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe heqjen e të drejtave për 3 vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 11, Fl. 346-347

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]