GJONI Jorgji
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1912, në Lushnjë. Më 14 janar 1993, me vendim nr. 683, Gjykata e Lushnjës vendosi njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq, për motive politike, në 1943 në fshatin Golem, Lushnjë. Sipas vendimit të gjykatës, J. Gj. ka qenë anëtar i forcave të Ballit Kombëtar dhe është kapur nga partizanët bashkë me 72 persona të tjerë. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 632-633

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]