GJONI Llesh
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1884, në Orosh, Mirditë. Më 16 gusht 1949, me vendim nr. 98, Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi për ”bashkëpunim me bandat e armatosura për përmbysje të pushtetit popullor”, me 15 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 7, FL. 344-345

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]