(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1912, në Tragjas, Vlorë. Më 11 mars 1948, me vendim nr. 85, Gjykata Ushtarake e Garnizonit të Tiranës e dënoi për «spiunazh në Villa Azona të organizuar nga S. B. S.», me vdekje. Sipas akuzës, ka qenë një nga elementët kryesorë të akuzës, i cili, pas ardhjes në Shqipëri, mbante lidhje me Lari Postin dhe Fullcin dhe u jepte informata «me sekret shtetëror». Më 24 maj 1948, me vendim nr. 53, Komiteti Ekzekutiv i K.P. të Vlorës urdhëroi «sekuestrimin e gjithë pasurisë të tundshme dhe të patundshme të kriminelit të luftës S. Gj., nga katundi Tragjas». AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 580-581; Gazeta Zyrtare, 31 maj 1948, f. 14
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit