GJONI Tom Kol
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1879, në Shkodër. Më 1 tetor 1945, me vendim nr. 289, Gjykata Ushtarake Shkodër e dënoi për ”krime kundër shtetit”, me 2 vjet burg dhe punë të rëndë. Më 1 prill 1953, me vendim nr. 47, Gjykata Ushtarake Shkodër e dënoi për ”strehim dhe furnizim kriminelësh”, me 10 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. Më 22 maj 1953, me vendim nr. 208, Gjykata Lartë dënoi për ”bashkëpunim me diversantët”, me 5 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 7, FL. 224-225

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]