(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1929, në Orosh, Mirditë. Është internuar për motive politike. Më 10 mars 1993, me vendim nr. 21, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Mirdita në Tepelenë, prej 15 janarit 1945 deri më 6 dhjetor 1953. AISKK, F. 1, V. 2014, D 11. Fl. 507-508
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "GJONMARKAJ Gjon Frrok" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/gjonmarkaj-gjon-frrok