GJOROVENI Aishe Mane
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Durrës. Më 11 dhjetor 1993, me vendim nr. 26, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Durrësi në Perondi, Berat, prej 28 qershorit 1967 deri më 1969, për motive politike. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 7, FL. 527

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]