GJYZELI Ilia
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1916, në Menushbej, Sarandë. Më 29 korrik 1961, Gjykata e Gjirokastrës e dënoi për «pjesëmarrjes në organizatë kriminale» dhe «tradhëti ndaj atdheut», me vdekje, pushkatim, konfiskimin e pasurisë, pjesën e tij, heqjen e dekoratave, heqjen e gradës dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. Ekzekutuar më 25 shtator 1961. Më 1965, familja e tij u internua në Fushë Krujë. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 11, Fl. 204-205

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]