(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1915, në fshatin Sallmone të Shijakut. Më 31 gusht 1949, Gjykata Ushtarake e Tiranës e shpalli fajtor «për pjesëmarrje në banda të armatosura» dhe e dënoi me 20 vjet privim lirie, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave politike dhe elektorale për 5 vjet kohë. Familja Golemi u la pa triska nga viti 1948. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 721.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]