GORICA Asqeri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 3 prill të vitit 1918, në Berat. U kap në arrati më 26 qershor 1945. Më 19 nëntor 1945, Gjykata Ushtarake e Beratit e deklaroi «armik të popullit, për pjesmarrje në bandën kriminale të Isa Toskës, kalim me Rininë e Frontit Nacionalçlirimtar dhe dezertim për t’iu bashkuar Rinisë së Ballit Kombëtar», dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtave qytetare e politike dhe me konfiskimin e pasurisë. Sipas nenit 51 të ligjit 382, datë 14 dhjetor 1946 mbi DPP, dënimi iu ul në 20 vjet burgim dhe punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 678-679.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]