GOXHAJ Fize
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Berat, në vitin 1931. U dëbua për «çështje politike». Më 11 dhjetor 1993, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit për çështje politike nga Tirana në Valias, prej vitit 1952 deri në vitin 1991. AISKK, F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 60-61.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]