GRACARI Fatmir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Korçë, në vitin 1920. Më 29 korrik 1950, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «formimin e një organizate për të rrëzuar pushtetin, për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtave civile për 5 vjet kohë. aiskk, F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 157-158.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]