GRAMATIKO Nikolla
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Peshkëpi të Gjirokastrës, më 1 prill të vitit 1938. Më 13 dhjetor 1991, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi Gjirokastrës në rrethin e Lushnjes, prej 17 prillit të vitit 1951 deri më 1961. AISKK, F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 307; F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 336.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]