GREMI Tefik
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1917, në fshatin Belinë të Fierit. U arrestua më 14 shkurt 1950, dhe më 26 gusht të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në grup të organizuar, agjitacion e propagandë, strehim dhe furnizim të kriminelëve të arratisur dhe zgjerimin e bazave të tyre për vepra përgatitore për arratisje», dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, humbjen e përjetshme të të drejtave civile dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Më 14 dhjetor 1950, Presidiumi i Kuvendit Popullor vendosi t’i falë jetën dhe t’ia kthejë dënimin në privim lirije me punë të detyruar për jetë. Pesë vjet më vonë, më 5 janar 1956, Presidiumi i Kuvendit Popullor ia zbriti dënimin në 10 vjet burgim me punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 795-796.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]