(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1916, në fshatin Mbrostar të Fierit. Më 22 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Beratit e deklaroi fajtor «për pjesmarrje me formacionet e Ballit Kombëtar dhe luftime me Lëvizjen Nacionalçlirimtare» dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtave civile dhe politike dhe konfiskimin e pasurisë. Më 14 shtator 1985, Gjykata e Fierit e deklaroi fajtor «për agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 9 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtës së votës dhe internimin e tij për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, Fl. 799-800.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]