Grigori i Turit

Grigori i Turit

Grigori i Turit (538-594) ka lindur më 538 në Francë. Në moshën 35-vjeçare u hirotonis peshkop i Turit. Grigori ishte peshkopi i 18-të i Turit duke vazhduar traditën e familjes. Duhet theksuar se pesë peshkopë nga paraardhësit ishin prej fisit të tij. Pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi në Tur, ku pozita e favorshme gjeografike e mundësoi që Grigori të takonte njerëz me influencë. Grigori ka vdekur në vitin 594. Kisha e Perëndimit e ka shpallur shenjt dhe e kremton më 17 nëntor. Shkrimet: 1) Historia Frankorum, e cila u shkrua në vitin 591 dhe përbëhet nga dhjetë libra. 2) Jeta e Etërve përmban rreth njëzet jetë shenjtorësh duke përfshirë peshkopë, klerikë, murgjër, igumenë, heremitë etj.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]