(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Tiranë, më 1931. Më 12 shkurt 1976, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor «për krimin e agjitacionit dhe të propagandës kundër pushtetit», dhe e dënoi me 6 vjet heqje lirie. U ridënua teksa kryente dënimin, dhe më 15 dhjetor 1981, Gjykata e Rrethit të Mirditës e deklaroi fajtor «për krimin e agjitacionit dhe të propagandës», ndaj e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe 5 vjet internim. Me dekret nr. 7276, datë 8 shkurt 1989, iu fal pjesa e mbetur e dënimit. AISKK, F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 8-9.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]