GUGA Tahir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1902, në fshatin Progonat të Tepelenës. U arrestua më 25 maj 1951. Më 14 dhjetor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor «për agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 653-654.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]