GUMENI Dervish
(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në fshatin Gusmar të Tepelenës, në vitin 1939. Më 21 shator 1967, Gjykata e Qarkut të Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje» dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. U arrestua sërish më 1970 dhe më 27 mars të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Tepelenës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 365.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]