GUMENI Daut
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Diplomat, shkrimtar. Lindi në fshatin Gusmar të Tepelenës, më 11 shkurt të vitit 1942. Më 21 shtator 1967, Gjykata e Qarkut të Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «krimin e tradhëtis ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit» dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë si dhe konfiskimin e pasurisë. Më 27 mars 1970, Gjykata e Rrethit të Tepelenës e deklaroi fajtor edhe për «krimin e agjitacionit e të propagandës», dhe përfundimisht e dënoi me 25 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Vepra: Kënga e zezakut të bardhë (Tiranë, 1994); Tranzicion apo trashëgimi; Shënime nga Shkolla e Partisë, (roman historik, Tiranë, 2012) etj. aiskk , F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 177-178.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]