(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1906, në Shkodër. Prej vitit 1912 deri më 1929 jetoi në Itali, bashkë me familjen. U diplomua për ekonomi (Itali). Punoi për një kompani automobilash në Milano. Punoi mësues në Shkollën Tregtare (Vlorë) dhe ministrinë e Finanacave. Kundërshtar i regjimit komunist, prej të cilit vlerësohej si “element me influencë në elementin armik dhe i guximshëm. Gjatë luftës NÇ e ka urryer këtë dhe dhe e ka luftuar materialisht dhe moralisht. Puna e tij mbas çlirimit jo e kënaqshme dhe sidomos nga mesi i vitit 1950 deri më sot ka propaganduar në favor të angloamerikanëve, duke paraqitur forcën e madhe të kampit imperialist dhe duke diskredituar atë kampit demokratik.” U arrastua më 11 shkurt 1951, me pretektin e bombës në ambasadën sovjetike. Nuk i pranoi akuzat për terrorizëm. U pushkatua pa gjyq, së bashku me 21 intelektualë të tjerë, më 26 shkurt 1951. Pas rënies së komunizmit, është dekoruar me titujt Nderi i Kombit dhe Martir i Demokracisë. Uran Butka, Bombë në ambasadën sovjetike, 44-46
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit