(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Tiranë, në vitin 1947. U arrestua më 2 shtator 1980, dhe më 15 nëntor të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Tiranës e pushoi çështjen penale për «krimin e agjitacionit e propagandës kundër shtetit» dhe urdhëroi mjekim të detyruar në spitalin psikiatrik të Elbasanit. U arrestua sërish më 3 shtator 1983, dhe më 12 dhjetor të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Tiranës vendosi të pushojë çeshtjen penale dhe ta deklarojë të pandehurin të papërgjegjshëm për veprën penale «tradhëti ndaj atdheut të mbetur në tentativë» dhe e dërgoi për mjekim të detyruar në një institucion mjeksor. aiskk , F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 134-135.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit