(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1883, në Këlcyrë. U arrestua më 4 shtator 1947. Më 17 nëntor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor «për pjesëmarrje në një organizatë tradhtare që kishte si qëllim rrëzimin e pushtetit popullor, vënie në shërbim të Sillogut Grek, dhënie e informatave sekrete dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit», dhe e dënoi me vdekje, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. U pushkatua më 14 maj të vitit 1948. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 641/1-642.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]