(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1880, në Sarandë. Më 12 shtator 1945, me vendim nr. 25, Gjykata Ushtarake Delvinë e dënoi si “kriminel lufte”, me 40 vjet burg, humbjen e të drejtës elektorale për aq kohë dhe konfiskim pasurie. Dënimi iu ul në 20 vjet burg. Më 18 tetor 1945, me vendim nr. 102, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Delvinës urdhëroi «sekuestrimin e gjithë pasunis të arratisurit ʺkriminel lufteʺ Hado Fiko». AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 555-556; Gazeta Zyrtare, nr.74, 26 nëntor 1945, f 8
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]