HAJDËRLLI Florenca Ibrahim

HAJDËRLLI Florenca Ibrahim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1945, në Braçaj. Më 26 shkurt 1992, me vendim nr. 6, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit, nga Korça në Krujë, nga 1 gushti 1945 deri më 28 dhjetor 1950, për motive politike, bashkë me nënën. Më 19 nëntor 1993, me vendim nr. 18, Komisioni i njohu kohën e dëbimit nga Korça në Lushnjë, prej 1954 deri më 1990, për motive politike. AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 309-310

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]