HAJDARI Hysen Met
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1910, në Shënmëri, Krujë. Më 30 korrik 1993, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vuajtjes së dënimit me burg për arsye politike, prej 26 qershorit 1948 deri më 12 dhjetor 1954. AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 615-616; D. 10, Fl. 146-147

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]