HAJDARI Sadije
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Ermenj, Skrapar. Më 27 tetor 1993, me vendim nr. 17, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internim/dëbimit nga Fieri në Shtyllas (Fier), Krujë, Tepelenë, prej 1945 deri në 1954 dhe prej 20 dhjetorit 1960 deri më 30 mars 1968 vjet, për motive politike. Prej tyre, 9 vjet janë internim. AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 131-132

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]