HAJRULLAI Xhevahire
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1915, në Çërravë, Pogradec. Është internuar dhe dëbuar për motive politike. Më 18 prill 1994, me vendim nr. 28, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e internimit dhe dëbimit, nga Shkodra në Llakatund (Vl), prej 15 prillit 1950 deri më 1 janar 1965. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 496-497

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]