HALAJ Riza
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1914, në Dragoç, Shkodër. Më 19 qershor 1993, Komisioni për njohjen e kohës së dënimit të vuajtur për motive politike vërtetoi faktin e vuajtjes së dënimit për motive politike, si pjesëmarrës në Lëvizjen e Postribës, prej 15 shtatorit 1946 deri më 27 nëntor 1947. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 502-503

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]