HALILAJ Lato
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1905, në Beçisht, Tepelenë. Më 3 shtator 1945, me vendim nr. 142, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi si «kriminel lufte, se ka grabitur popullin shqiptar në kohën e operacioneve, duke bashkëpunuar ngushtë me okupatorët fashistë, nazistë», me 1 vit burg dhe humbjen e të drejtave baras me kohën e ndëshkimit. Më 1966, u dëbua nga Memaliaj në Beçisht, deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, FL. 842, 919

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]