HALILI Smajl
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1910, në Shkodër. Më 1 dhjetor 1947, Gjykata e Shkodrës e dënoi për «bashkëpunim me të arratisurit» dhe se «ka qenë një nga elementët kryesorë të Lëvizjes së Postribës», me 15 vjet burg, punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave politike e civile për 3 tre vjet. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 330-331

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]