(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1926, në Korçë. Është internuar për motive politike. Më 19 nëntor 1992, me vendim nr. 18, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Korça në Kamëz (Tr), prej 10 gushtit 1950 deri më 10 prill 1952. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 13, Fl. 26-27
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]