(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1916, në Çamëri. Më 17 korrik 1953, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut», me 10 vjet burg dhe për «agjitacion e propagandë», me 3 vjet burg, bashkë me humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet. Më 22 gusht 1961, Gjykata Ushtarake e Tiranës e ridënoi për «tradhëti ndaj atdheut», me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së tij dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. Më 9 dhjetor 1975, Gjykata e Fierit e dënoi për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», me 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 144-145
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]