HALUCA Isuf
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1917, në Tropojë. Më 7 tetor 1985, me vendim nr. 4, Gjykata e Lartë e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut në formën e kryerjes së porosive të huaja dhe të përgatitjes së arratisjes jashtë shtetit në bashkëpunim, për krimin e veprave terroriste të kryera në bashkëpunim, për sabotim të ekonomisë socialiste të kryer në grup të organizuar dhe për krimin e agjitacionit e propagandës», me vdekje. Dënimi iu kthye në 25 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, FL. 1034 – 1035

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]