HAMITAJ kaso
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1864, në Hekal, Fier. Pjesëmarrës në ngritjen e flamurit në Vlorë. Më 20 korrik 1945, me vendim nr. 16, Gjykata Ushtarake Fier e dënoi si «armik i popullit» me burgim të përjetshëm, i cili u zbrit në 30 vjet burg. Vdiq në burg. AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 712-713; Liria, 23 shkurt 1994

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]