(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1905, në Hekal, Mallakastër. U arrestua më 1 dhjetor 1944. Më 6 janar 1945, me vendim nr. 30, u dënua si “bashkëpunëtor i aparatit terrorist të okupatorit dhe si rreshter ka bashkëpunuar me Xhelal e Sami Staraveckën duke marrë pjesë në arrestime të ndryshme”. U dënua me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave civile e politike. Është dënuar pa ligj, ligji për gjykatat ushtarake doli dy javë më vonë. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, Fl350-351
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]