HARAPI Gjovalin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në 1954, në Tiranë. Është dëbuar për motive politike. Më 6 prill 1992, me vendim nr. 8, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Tirana në Novoselë, Vlorë, prej datës 6 dhjetor 1967 deri në 27 shkurt 1990. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 66

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]