HARKA Ismail
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në 1895, në Këlcyrë, Përmet. U arrestua më 29 shtator 1947. Më 23 nëntor 1947, me vendim nr. 255, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi «si anëtar i organizatës Balli Kombëtar, mbas çlirimit ka marrë pjesë në grupin ballist të spiunazhit që kishte si qëllim shkatërrimin me forcë të pushtetit popullor, ka grumbulluar informata ushtarake dhe donte ndërhyrjen e anglo-amerikanëve», me 10 vjet burg, me punë të detyruar, heqjen e të drejtave për 3 vjet dhe konfiskimin e pasurisë. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 432

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]