HASA Sherife Ali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1911. Ka vuajtur internim për motive politike, prej 5 tetorit 1946 deri më 10 dhjetor 1958. Babai i saj, Ali Ymeri [shih], është pushkatuar më 27 korrik 1945. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, FL. 194-196

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]