HASANBASHA Bashkim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1946, në Patos. Më 11 dhjetor 1992, me vendim nr. 26, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Patosi në Patos-fshat, nga 21 tetori 1981 deri më 1987, për motive politike. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, FL. 338-339

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]