HATIA Qamil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1952, në Berat. Më 10 mars 1993, me vendim nr. 23, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Berati në Drenovë (Berat), prej 28 tetor 1966 deri më 1970, për motive politike. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, FL. 401-402

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]