(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1924, në Drenovicë, Berat. Më 1950, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», me 2 vjet burg. Më 13 tetor 1982, Gjykata e Beratit e ridënoi për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», me 10 vjet burg. Familja e tij u dëbua nga Berati në Drenovicë, prej 28 tetor 1966 deri më 1975. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, Fl. 609-610
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]