HAVAJA Jonuz
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1885, në Frashër, Fier. Më 21 tetor 1993, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit te vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq në qershor 1944, për motive politike, në Frashër, Fier. AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 302-302

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]