HAXHIU Syhbi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në 1903, në Përmet. Më 14 korrik 1945, me vendim nr. 214, Gjykata Ushtarake e korporatës së parë e Tiranës e dënoi se «si oficer i rekrutimit dhe i milicisë fashiste ka penguar luftën e popullit shqiptar, është bërë vegël e ndërgjegjshme e okupatorit në Gjirokastër», me 15 vjet burg, humbjen e të drejtave civile e politike për aq kohë dhe konfiskimin e pasurisë së tij. AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 371

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI III
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]